
Partia Demokratike, përmes përfaqësuesit të saj Eno Bozdo, akuzoi të enjten qeverinë se ka rritur çmimin e energjisë elektrike.
Bozdo tha për mediat se, kryeministri Rama në 2013 premtoi se do të ulte çmimin e energjisë.
Sipas tij, çmimi u rrit mesatarisht me 20 për qind, për bizneset 35 për qind, teksa një familje shqiptare në vit paguan 64 mijë lekë më shumë nga ç’paguante më parë:
“Në vitin 2013, Edi Rama erdhi në pushtet duke premtuar, mes të tjerash, uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin.
Në vitin 2015 Rama bëri pikërisht të kundërtën e asaj që premtoi, duke rritur ndjeshëm çmimin e energjisë elektrike si për konsumatorët familjare ashtu edhe për biznesin. Ishte rritja më e madhe në 30 vitet e fundit!
Si pasojë e kësaj rritjeje, sot 88% e familjeve shqiptare dhe 100% e bizneseve e paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike.”