Partia Demokratike përmes Ferdinand Xhaferrit akuzoi qeverinë se po dyfishon çmimin e ndërtimit të shkollave në Durrës.
Përmes një videomesazhi, Xhaferri tregoi se janë hapur dy tendera njëra nga Bashkimi Europian dhe një nga qeveria. Ajo që vihet re është ndryshimi i çmimit me të cilën do të ndërtohen shkollat.
Kështu tenderi i hapur nga BE kushton 680 mijë euro ndërsa ai i hapur nga qeveria kushton 1.2 milionë euro.
“Për të parë sesi vjedhin, mjafton të krahasojmë tenderine qeverisë dhe atë të Bashkimit Europian për shkollat. Të dy tenderat u hapën në të njëjtën kohë.
Bashkimi Europian do të ndërtojë 1 shkollë me 680 mijë euro, qeveria do të ndërtojë në Durrës 1 shkollë me 1.2 milionë euro, me gati dyfishin e çmimit.
Ky fakt i thjeshtë bën të qartë për çdo durrsak dheqytetar tjetër shqiptar se programi i rindërtimit ngatërmeti është shndërruar në programin më të madh tëpërfitimit, abuzimit dhe vjedhjes.”
Xhaferri denoncoi rastin e shkollës 14 nëntori i cili u rindërtua me 1 milionë euro përpara tërmetit, ndërsa kjo shkollë u dëmtua nga tërmeti për shkak të tërmetit. Tani sipas tij do të shpenzohen dhe 1.2 milionë euro për rindërtimin e saj.
Xhaferri i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetime për këto afera korruptive.
Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri bilancin e procesit të rindërtimit në Durrës. Ai pohoi se deri në nëntor janë ndërtuar 5 shkolla e kopshte, 6 në ndërtim e sipër, nisin rindërtimin e 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve.