PD akuzon qeverinë se po rëndon bizneset me koncesionin e fiskalizimit

Nga Exit News
PD akuzon qeverinë se po rëndon bizneset me koncesionin e fiskalizimit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon qeverinë se ka gënjyer për lehtësirat e biznesit të vogël pasi sipas saj ata do të paguajnë më shumë nga “taksa e fshehur e Fiskalizimit”.

Që nga data 1 janar 2021, faturat që do të lëshohen për organet publike shtetërore duhet të jenë fatura elektronike dhe shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Kostot e këtij procesi, të quajtur fiskalizim dhe që qeveria e ka dhënë me koncesion, do të rëndojnë bizneset e mesme dhe të vogla, duke iu kushtuar afërsisht 2 mijë euro, sipas Tabakut.

“Fiskalizimi përfshin një shtesë të kostove të internetit me mesatarisht 130 euro në vit, ndërkohë që vlera e përditësimit të sistemeve financiare shkon mesatarisht deri në 500 euro në vit nëse biznesi zotëron një llogari (pra një të punësuar apo vetëpunësuar). Të gjitha këto përllogaritje kryhen pa pasur parasysh çmimet që do të ofrojnë kompanitë që do të merren me programin e fiskalizimit. Por burimet nga sipërmarrjet që kanë kryer disa llogari personale flasin për një kosto të faturave të fiskalizimit që shkojnë mbi 650 euro deri në 1626 euro/vit”, shkruan ajo në një shënim në Facebook.

Përfaqësuesja e PD thotë se kostot e këtij koncesioni tregojnë se kryeministri Rama ka gënjyer kur ka thënë se “që nga janari 2021 bizneset e vogla nuk do të paguajnë asnjë taksë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>