Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se po dëmton procesin e integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian.
Përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, PD deklaron se hapja e negociatave dhe diskutimi i kapitujve qe do të nisë ditën e parë të konferencës së parë Ndërqeveritare po shtyhet jo si pasojë e problemeve të BE por si pasojë e problemeve të qeverisë shqiptare.
“Edi Rama tradhëtoi ëndrrën e shqiptarëve për integrim,” shkruan Tabaku.
Ajo theksoi se ‘refuzimi që Rama i ka bërë marrëveshjes së 5 qershorit dakordësuar dhe firmosur me bekimin dhe ndërmjetësinë e BE-së dhe SHBA është shkaku kryesor për këtë refuzim.’
Ajo shkruan se gjatë gjithë kësaj kohe qeveria Rama ka ofruar vetëm propagandë, ndërsa asnjë prej kushteve të vënë nga BE-ja për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare nuk është plotësuar.