Partia Demokratike akuzoi, të enjten, qeverinë se po angazhon administratën publike për fushatën elektorale, në shkleje me ligjin.
Përmes ish-deputetit Luçiano Boçi, PD deklaroi se qeveria po përdor drejtorët e shkollave në shërbim të partsë.
Duke folur nga Elbasani, Boçi u shpreh:
‘Ndodhem në shkollën ‘Onufri’ më Elbasan. Drejtori i kësaj shkolle, Ervin Goxhaj, me urdhër politik dhe të paligjshëm u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve.
Me urdhër të Edi Ramës është angazhuar çdo hallkë shtetërore në një operacion të paligjshëm që angazhon administratën publike në fushatën e pistë të partisë në pushtet.’
Boçi i bëri thirrje ministres së Arsimit Kushi që të hetojë situatën në Elbasan dhe të sigurojë që aktivitete të tilla partiake të paligjshme të mos bëhen në shkolla dhe të mos shantazohen nxënësit.