Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur programin e saj për rritjen e pagave të mjekëve.
Në një postim në Facebook, ish deputeti i PD-së Bardh Spahia shkruan:
“Pas javësh të tëra heshtje, Edi Rama u shfaq para mjekëve të spitalit infektiv, për t’u thënë se ka vendosur t’u rrisë pagat, një fakt që PD e ka publikuar prej kohësh, si pjesë të strategjisë së saj për sistemin shëndetësor, sapo të vijë në pushtet rrogat e mjekëve do rriten në 1200 euro ndërsa e infermjerëve në 700 euro!”
Spahia shtoi se qeveria nuk ka asnjë plan për hapjen e spitaleve Covid 3 dhe 4 si dhe rikthimin e spitalir Shefqet Ndroqi në normalitet, si spital për sëmundjet e mushkërive.
“As edhe një ide nuk ka Edi Rama për asnjërën nga këto tema të nxehta që do i kemi aty, edhe më të rënduara në muajt e ardhshëm, nëse nuk veprohet!”
Ai e mbyll postimin duke pohuar se çdo ditë më shumë në krye të vendit i Ramës ësht kosto për shqiptarët.