Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se ka mashtruar fermerët, kur u premtoi mbi 230 milion dollarë subvencione.
Në një video, përfaqësuesi i PD-së Akil Kraja tha se Rama vazhdon me mashtrimet teksa premton miliona euro të tjera për fermerët.
Ai theksoi se fshatrat po braktisen masivisht për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukture dhe mungesës së mbështetjes së qeverisë ndaj fermerëve.
“Fermerët vuajnë për të gjetur treg, vuajnë kostot e naftës më të shtrenjtë në Ballkan. Ata ndihen të braktisur nga një qeverisje e korruptuar,” u shpreh Kraja.