PD akuzon Ramën se në 8 vjet qeverisje nuk ka mbajtur asnjë premtim

Nga Exit News
PD akuzon Ramën se në 8 vjet qeverisje nuk ka mbajtur asnjë premtim

Partia Demokratike deklaroi se kryeministri Edi Rama ka 8 vjet në pushtet që gënjen dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Në një postim në Facebook, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shkruan se Rama ka vendosur trafikantë droge deputetë dhe ministra të korruptuar.

“Një orë fjalim përsëriti të njëjtat gënjeshtra, duke u shfaqur edhe njëherë si një Kryeministër i lodhur, i vjetëruar, pa ide dhe pa bilanc.

Socialistëve u ofron për deputetë trafikantë droge, trafikantë vajzash, vrasës, hajdutë; për ministra u nxjerr disa të korruptuar, klientë të vetët, shoqet e gruas, burrat e ish-grave të veta e plot anonimë të tjerë personalë që nuk dinë ku bie dera e PS; për drejtorë u çon një çetë hajdutësh e injorantësh.”

Bardhi pohoi se në 25 prill qytetarët “do ta refuzojnë masivisht modelin e Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>