PD akuzon Ramën se nuk mbajti premtimet

Nga Exit News
PD akuzon Ramën se nuk mbajti premtimet

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se nuk mbajti premtimet gjatë qeverisjes së tij.

Në një postim në Facebook, ish deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaroi se kryeministri Rama ndryshe premtoi ndryshe bëri në gjatë qeverisjes së tij.

Salianji shtoi se premtoi vende të reja pune, rend siguri, barazi para ligjit dhe Shqipëri të ndershme, por bëri të kundërtën.

Premtoi 300.000 vënde pune, e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000 qytetarë për azil!

Premtoi taksim të ndershëm, vuri taksën më të pandershme, favorizoi tarafin e ngushtë dhe lehtësoi okigarkët.

Premtoi rend dhe siguri; krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!

Premtoi barazi para ligjit dhe ndëshkoi vetëm qytetarët e pamundur.

Premtoi Shqipëri të ndershme, ndërtoi Shqipërinë e oligarkëve, banditëve, kriminelëve. Ju dha pasuri natyrore bregdet, buxhet dhe gjithçka një grushti njerëzish.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>