PD akuzon SPAK se nuk po heton pasuritë e zyrtarëve të lartë

Nga Exit News
PD akuzon SPAK se nuk po heton pasuritë e zyrtarëve të lartë

Partia Demokratike ka akuzuar Prokurorinë Speciale Anti-korrupsion (SPAK) se po zvarrit hetimin për pasurinë e deputetin të PS-së Ervin Bushati.

“PD e kallëzoi Bushatin 2 vjet më parë për fshehje dhe mosdeklarim të 7 pasurive të paluajtshme në emër të tij, përfshirë më shumë se 3100 metra katrorë truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë”, shkruhet në letrën e PD-së dërguar SPAK-ut nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Bardhi akuzoi drejtësinë shqiptare se nuk po ndëshkon zyrtarët e lartë:

“Mosveprimi nga ana e organit të prokurorisë me këtë çështje është një tjetër tregues që drejtësia shqiptare është e paaftë të sigurojë ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, duke zvarritur hetimet për më shumë se 2 vjet”.

PD i kërkoi SPAK-ut, “informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal për Ervin Bushatin, veprimet hetimore të kryera deri më sot dhe arsyet e zvarritjes së hetimit të kësaj çështje”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>