PD akuzon Veliajn për abuzime me tenderin e shkollës ‘Sami Frashëri’

Nga Exit News
PD akuzon Veliajn për abuzime me tenderin e shkollës ‘Sami Frashëri’

Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se gënjen kur thotë që shkolla ‘Sami Frashëri’ do të ndërtohet me fondet e Bashkimit Europian.

Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputetja Jorida Tabaku deklaroi se shkolla do të ndërtohet me paratë e taksapaguesve:

“Erion Veliaj gënjen. Kjo shkollë nuk ndërtohet nga fondet e Bashkimit Europian por nga paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe të Shqipërisë.

Ky është një fakt që vërtetohet si nga dokumentet e Bashkimit Europian dhe të UNDP-së, por njëkohësisht dhe nga tabela që është shfaqur vetëm dje në hyrje të shkollës.”

Tabaku akuzoi Veliajn për abuzime me paratë e taskapaguesve, duke rritur ndjeshëm koston e ndërtimit të shkollës.

Sipas saj, vlera e kësaj shkolle pritet që të jetë rreth 4.5 milion euro ndërkohë që shkollat e ngjashme me fondet e Bashkimit ndërtohen vetëm me 700 mijë euro.

Ish-deputetja theksoi se rasti i shkollës ‘Sami Frashëri’ është një provë e gënjeshtrave, e korrupsionit, e babëzisë dhe abuzimit me pushtetin të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>