
Partia Demokratike do të apelojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankesave (KAS) për mos ndryshimin e logos së partisë Bindja Demokratike. Në një deklaratë për median, avokati i PD-së në KQZ, Ivi Kaso u shpreh se:
“Është shumë e qartë që ai po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos. Ligji është i qartë për çështjen e logos. Vendimi i sotëm është ne shkelje të ligjit. Ata po përpiqen te ngatërrojnë qytetarët shqiptarë me këto lojëra te pista. Ne do ta apelojmë vendimin e sotëm”.
Ndërsa për vendimin e identifikimit të kandidatëve me numra në fletën e votimit, Kaso u shpreh se: “Rama është i turpëruar nga lista e kandidatëve të tij, ndaj po përpiqet t’i fshehë ata”.
Ai shprehu bindjen e PD-së se nuk do të lejojë zgjedhje të padrejta. Kaso akuzoi Ramën se nga frika e humbjes po manipulon votuesit .
“Unë i bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor për të bindur sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të hedhur poshtë mashtrimet e ndyra tё Ramës dhe për të lejuar zgjedhje demokratike në Shqipëri në 25 Prill”, u shpreh Kaso.