PD: Banorët e Kurbinit jetojnë në çadër prej 9 muajsh

Nga Exit News
PD: Banorët e Kurbinit jetojnë në çadër prej 9 muajsh

Qytetarët e prekur nga tërmetin në Bashkinë e Kubinit kanë 9 muaj që jetojnë në çadër.

“Nuk pyet njeri a jemi gjallë a jo? Jetoj në çadër prej 9 muajsh, fëmijët janë sëmurë. Jemi në dorë të Zotit se shtet nuk ka”, i tregoi Viktor Gjoni nga Fushë Miloti, përfaqësuesit të PD-së Belind Këlliçi.

Banori tregoi se “me 5 millionë lekë” që i jep qeveria “nuk i bëj dot as çatinë”.

“Unë e kam fëmijën e sëmurë, e kam vajzën 15 vjeçe është gati për të kaluar në azmatike. I kam marrë 60 mijë lekë ilaçe dje, ku të flejë e ka nga lagështira që ka pasur që kur ka lindur në shtpinë e vjetër edhe tani edhe 8 muaj në çadër”, saktësoi banori.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>