PD: Blendi Gonxhe, tendera miliona euro për luks, edhe gjatë pandemisë

Nga Exit News
PD: Blendi Gonxhe, tendera miliona euro për luks, edhe gjatë pandemisë

Partia Demokratike denoncoi të hënën, abuzimet që drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka bërë me paratë publike, madje edhe gjatë pandemisë së koronavirusit.

Përmes një deklarate për shtyp, PD deklaroi se në një vit e gjysëm në detyrën e Drejtorit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka tenderuar rreth 8 milion euro, pjesën më të madhe të të cilave vetëm për fasada dhe rikonstruksione zyrash.

Sipas opozitës, Blendi Gonxhe nuk i ka ndalur tenderat e fasadave dhe luksit as në kulmin e pandemisë:

“Kur qytetarët ishin të mbyllur në shtëpi, kur bizneset u mbyllën dhe mijëra njerez humbën punën, Blendi Gonxhe ka zhvilluar 8 tendera për fasadat e godinave dhe riskintruksione zyrash, me vlerë 1,7 milionë euro.”

PD i kërkoi prokurorisë që të nisë sa më parë hetimet për të zbuluar abuzimet dhe shkeljet e ligjit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>