Maxhoranca i miratoi e vetme projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, të seancës së sotme plenare.
Ndërsa, Partia Demokratike bllokoi foltoren duke kërkon sërisht dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli.
“Ne kërkojmë zbatimin e Kushtetutës, atyre ju interesojnë mandatet, ne jem të interesuar për Kushtetutën, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.”- deklaroi kryetari i grupit parlamentr të PD-së Edi Paloka.
Deputeti Suli akuzohet se ka përfituar fonde publike gjatë kohës që ka qenë deputet, ndërsa deputetja Leskaj akuzohet për konflikt interesi, pasi biznesi i djalit të saj ka përfituar nga fondet publike.