Partia Demokratike (PD) do të ketë 8 drejtues politikë në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit. PD konfirmoi të martën se drejtuesit e Tiranës janë:
Aldo Bumçi do të drejtojë degët 1, 12 dhe 14. Ai ka qënë ministër i Drejtësisë, i Kulturës dhe i Punëve të Jashtme gjatë qeverisjes Berisha. Bumçi ka qënë deputet I PD-së në Lezhë në zgjedhjet e 2017-tës.
Jorida Tabaku do të jetë drejtuese e degëve 2, 3 dhe 10. Tabaku ka qënë zëvendësministre e Integrimit në qeverinë Berisha dhe nënkryetare e Bashkisë Tiranë në vitet 2011-2015.
Alfred Rushaj, aktualisht drejtor i fushatës zgjedhore të PD-së do të drejtojë zonat 4 dhe 8. Më parë ai ka pasur postin e zëvëndësministrit të Financave.
Grida Duma do të drejtojë fushatën e PD-së në Kavajë dhe Rrogozhinë. Duma u zgjodh për herë të parë deputete e PD-së në 2017. Gjatë qeverisë Berisha ajo ka pasur postin e zëvendësministres së Integrimit.
Agron Shehaj do të drejtojë fushatën e opozitës në degët 5 dhe 7. Ai u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2017 në qarkun e Vlorës.
Albana Vokshi, drejtuese e Forumit të Grave të PD-së do të drejtojë fushatën e PD-së në degët 9 dhe 11. Ajo ka shërbyer për 3 mandate si deputete e PD-së.
Belind Këlliçi drejtues i Forumit Rinor të PD-së do të drejtojë degët 6, 13, 15 dhe 16.
Flamur Noka do të drejtojë fushatën në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë. Ai ka qënë ish-ministër i Brendshëm në qeverisjen Berisha.
Partia Socialiste ka caktuar Erion Veliaj, Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin drejtues të fushatës zgjedhore në Tiranë