PD dënon sulmin ndaj gazetarit të News 24: Sulm i rradhës ndaj lirisë së medias

Nga Exit News
PD dënon sulmin ndaj gazetarit të News 24: Sulm i rradhës ndaj lirisë së medias

Partia Demokratike dënoi sulmin me tritol ndaj gazetarit të News 24, Elidon Ndreka.

Në një postim në Facebook, Albana Vokshi shkruan se sulmi ndaj gazetarit Ndreka është sulmi i rradhës ndaj lirisë së medias dhe bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjes.

“Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë pas sulmit me tritol kundër gazetarit të News 24 në Lezhë, Elidon Ndreka.

Atentati me tritol ndaj banesës së gazetarit është sulmi i radhës ndaj lirisë së medias. Si i tillë, ky është një akt i dënueshëm. PD kërkon zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje të rëndë. “

Vokshi pohoi se ” PD bën përgjegjës Edi Ramën, i cili me sulmet e përditshme ndaj mediave dhe gazetarëve kritikë frymëzon krimin dhe zyrtarët e korruptuar të ngrenë dorën kundër gazetarëve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>