Partia Demokratike përmes Endri Hasës denoncoi të martën 68 punonjës po lënë punën për shkak të shkeljes së kontratës nga Albkontrolli.
Hasa tha se kjo po ndodh të papërgjegjshmërisë së ministres së Energjisë dhe Insfrastrukturës Belinda Balluku
“Papërgjegjshmëria e Belinda Ballukut ka degraduar situatën me punonjësit e kontrollit ajror”, tha PD.
Ai tha se me urdhër politik të Ballukut, sot situata në kullën e kontrollit nuk përmbush standardet dhe rrezikon sigurinë kombëtare.
Punëtorët kanë hyrë në grevë dhe nuk pranojnë t’i kthehen punës.
“Gjendja e krijuar është përgjegjësi direkte e Belinda Ballukut dhe bandës në pushtet”, thotë PD.
“Nga njëra anë vjedhin edhe tek tenderat e ushqimit, nga ana tjetër nuk paguajnë për të garantuar standardet e sigurisë”, thuhet n reagimin e Endri Hasës.