Partia Demokratike akuzoi Bashkinë Durrës se ka klasifikuar një pallat të padëmtuar, në objektet për t’u shembur, me qëllim abuzimin me fondet e tërmetit.
Ferdinand Xhaferri në një konferencë për shtyp, të shtunën, pohoi se një pallat i padëmtuar në Durrës është futur në listën e objekteve që duhet të prishen, me qëllim shpërdorimin e fondeve. Ndërkohë që objekte të dëmtuar seriozihst janë ende të paklasifikuara.
“Me Ramën, Dakon dhe Çelën qytetarët e Durresit janë edhe të braktisur edhe të vjedhur”, u shpreh kryetari i PD-së së Durrësit.