PD denoncon emërimet politike, qeveria po kthen shkollat në filiale të PS-së

Nga Exit News
PD denoncon emërimet politike, qeveria po kthen shkollat në filiale të PS-së

Partia Demokratike cilësoi sot të papërgjegjshëm riemërimin në drejtimin e një shkolle ish-drejtoreshën e Sami Frashërit, e cila u shkarkua pas tërmetit të 26 nëntorit për shkak se i futi nxënësit në mjediset e dëmtuara.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja Albana Vokshi denoncoi riemërimin e Teuta Dobit drejtoreshë në shkollën Hasan Prishtina. Ajo akuzoi për emërim politik qeverinë dhe Ministren e Arsimit Besa Shahinin.

“E shkarkuar dy muaj më parë për papërgjegjshmëri në ushtrimin e detyrës, Teuta Dobit i fshihet në Ministri skandali i post tërmetit të 26 nëntorit, ku detyroi nxënës e mësues të futen në godinën e shkollës që rrezikonte të shembej.”

Vokshi rikujton se një vit më parë Dobi ishte regjistruar me kamera “teksa shantazhonte nxënësit të mos bëheshin pjesë e protestave të studentëve për kushtet, cilësinë e mesimdhënies dhe tarifat e studimeve”.

Ish-deputetja e shoqëroi postimin me rekomandimet e lëshuara më parë nga Avokati i Popullit, si për rastin e shantazheve, po ashtu edhe në rastin e tërmetit. Vokshi theksoi se ky emërim dëshmon edhe njëherë se qeveria nuk i sheh shkollat si institucione arsimore por si “filiale të PS-së”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>