Partia Demokratike denoncoi ikjen e të rinjve nga Shqipëria për shkak të keqqeverisjes.
Në një deklaratë për mediat, kreu i FRPD, Belind Këlliçi u shpreh se rreth 78 përqind e personave që largohen janë nën 34 vjeç ndërkohë që 23 përqind nën 17 vjeç.
“Shqiptaret po largohen cdo dite!Eshte ora 04:30 e mengjesit, nje ore kur perdite me qindra te rinj ikin cdo dite nga vendi. Ikin se nuk kane pune, nuk kane mundesi.Akoma më tronditës është lajmi i shtimit të kërkesave për azil, kur 78% e tyre janë të rinj deri 34-vjeç, ndërsa 23% janë të mitur nën 17 vjeç.”
Këlliçi tha se “shqiptaret po ikin nga keqqeverisja e Edi Rames, po ikin prej shkaterrimit te sipermarrjes, po ikin prej mbylljes se vendeve te punes.”