Partia Demokratike denoncoi sot mungesën e tabletave dhe klasave dixhitale në gjimnazet “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri” në Elbasan.
Në një deklaratë për mediat, Luçiano Boçi deklaroi se qeveria premtoi 3.5 milionë euro për klasat dixhitale dhe tableta për nxënësit, por ato nuk ekzistojnë sot.
“Në mandatin e tij të parë Edi Rama premtoi “një transformin radikal të arsimit” përmes projektit 3.5 milionë dollarë të dixhitalizimit të shkollave.
Të dy gjimnazet ishin të destinuar për të përfituar nga projekti 3.5 milionë euro me klasat dxhitale dhe tableta për nxënësit, por ato u vodhën dhe nuk mbrritën asnjeherë në destinacion.”
Ai pohoi se në gjimzanin Kostandin Kristoforidhi tabletat u vodhën, pa arritur në shkollë dhe askush nuk mbajti përgjegjësi.
Boçi pohoi se prindërit e nxënësve paguajnë internetin për laboratorin e vetëm të IT në shkollë.