PD denoncon mungesën e kushteve në një shkollë në Kuçovë

Nga Exit News
PD denoncon mungesën e kushteve në një shkollë në Kuçovë

Partia Demokratike denoncoi mungesën e kushteve në një shkollë në Kuçovë.

Përmes një postimi në Facebook, Albana Vokshi shprehet se për rikonstruktimin e shkollës 18 tetori në Kuçovë janë shpenzuar 760 milionë lekë.

Ajo shton se përveç ngjyrave dhe fasadës, shkolla nuk ka sistem ngrohjeje dhe nxënësit detyrohen të marrin ngrohës portativë.

Ish deputetja deklaron se muret janë me lagështirë dhe se në oborrin e shkollës kanë plasur ujërat e zeza.

Vokshi shtoi se mësimi në këtë shkollë është bërë mjaft i vështirë për fëmijët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>