
Partia Demokratike ka akuzuar Bashkinë Lezhë dhe qeverinë për trajtim me standart të dyfishtë dhe neglizhencë ndaj qytetarëve banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar.
Ish-nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Alfrida Marku bisedoi me zonjën Tone Përndoj, e cila thotë se askush nuk ka shkuar të kontrollojë sa e sigurtë është banesa e tyre, në pallatin e dëmtuar nga tërmeti.
Sipas denoncimit të PD, banorë të tjerë të të njëjtit pallat kanë përfituar dëmshpërblim.
Zonja Prëndoj, e cila ka një fëmijë të sëmurë dhe nuk ka mundur të largohet nga banesa, thotë se bashkia Lezhë dhe ajo Balldren nuk i janë përgjigjur shqetësimit të saj.