Partia Demokratike denoncoi trafikun në hyrje të qytetit të Tiranës.
Në një postim në Facebook, kreu i FRPD, Belind Këlliçi shprehet:
“Shikoni sesi është hyrja e Tiranës. Është një kaos i organizuar. Realiteti përtej kinostudios të vemjes së Bashkisë është një lodhje tej mase. Vetëm shikoni vetë se çfarë do të thotë sot të hysh e të dalësh në kryeqytet.
Është kilometrike hyrja për në Tiranë, është kilometrike radha edhe për të dalë nga kryeqyteti e për ta lënë Tiranën. Tirana sot nuk ka as park, por kudo ka betoniere, që i marrin frymëmarrjen qytetarëve”