PD do të padisë Erion Veliajn në Prokurori

Partia Demokratike bëri të ditur dje se do të kallzojë në Prokurori kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj për shkelje të ligjit gjatë miratimit të vendimeve të datës 30 dhjetor.

“Vendimi i Erion Veliajt për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore është i pavlefshëm sepse është ndërmarrë pa u dekretuar ende ndryshimi i ligjit ‎nga Presidenti i Republikës për taksat dhe tarifat vendore. Për të njejtën arsye, fakti që bazohen në një akt që ende nuk ka fuqi është i pavlefshëm dhe miratimi i buxhetit 2016 të Bashkisë”, tha Fabian Topollaj, anëtar i djathtë i Këshillit Bashkiak.

Partia Demokratike pretendon se vendimet e votuara në seancën e datës 30 dhjetor janë afera korruptive që do të përkeqsojnë më shumë jetën e qytetarëve të Bashkisë Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>