
Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Starsburg vendimin e Kolegjit Zgjedhor për mospërsëritjen e zgjedhjeve në qarqet Fier, Tiranë, Durrës, Berat, Gjirokastër, Vlorë, dhe Korçë.
“Do përdorim çdo mjet do përgatisim strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut”, u shpre përfaqësuesi i PD-së, Logu, për median, pas shpalljes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor për mos përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Fierit, të martën.
Ai e quajti këti vendim në shkelje të ligjit. Logu akuzoi gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor se komandohen nga kryeministri Edi Rama.
PD akimoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, duke kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve. Kërkesat e PD-së u hodhën poshtë nga KAS, si të pabazuar në prova. Tani, vendimet e KAS po shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor.