
Partia Demokratike do të ankimojë edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës.
Avokati i PD-së, Ivi Kaso, pas rrëzimit të padisë së PD-së nga Kolegji Zgjedhor u shpreh për median se: “Përsa kohë të kemi një Gjykatë për t’u ankuar, do i shkojmë deri në fund për të hedhur dritë mbi çdo lloj shkeljeje”.
Kolegji zgjedhor la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave në KQZ, për mosndryshimin e rezultatit në Vlorë dhe në Gjirokastër.