PD: Do të kallëzojmë penalisht anëtarët e KQZ dhe ankimojmë vendimin për Malaj

Nga Exit News
PD: Do të kallëzojmë penalisht anëtarët e KQZ dhe ankimojmë vendimin për Malaj

Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht 5 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpërdorim të detyrës dhe do të ankimojë në gjykatë vendimin e paligjshëm të KQZ-së.

Në një deklaratë për shtyp, Sekretari për cështjet ligjore, Çlirim Gjata pohoi se vendimi i KQZ është në kundërshtim me ligjin sepse ligji i dekriminalizimit e ndalon përjetë Agron Malaj të kandidojë apo të zgjidhet në një funksion publik, pasi është dënuar.

“Ligji është shumë i qartë. Agron Malaj është dënuar me burgim për armëmbajtje pa leje. Ligji i dekriminalizimit e ndalon përjetë që ai të kandidojë apo të zgjidhet në një funksion publik.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kishte vendosur për mbarimin e menjëhershëm të mandatit të tij, por iu nënshtrua urdhrave politikë, duke shpërdoruar detyrën dhe besimin e qytetarëve. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht 5 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpërdorim të detyrës dhe do të ankimojë në gjykatë vendimin e paligjshëm të KQZ-së.”

Reagimi i PD erdhi pas vendimit të KQZ për të lënë në detyrë, kryebashkiakun e Matit Agron Malaj, me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e ndalimit të përcaktuara në ligjin e dekriminalizimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>