Partia Demokratike ka vendosur sot, (18 qershor) që brenda shtatorit të ndryshojë statutin e partisë, të zgjedhë një Këshill të ri Kombëtar dhe të ndryshojë drejtuesit e degëve.
Në mbledhjen e sotme u miratua kalendari i punimeve:
1 Korrik, drejtuesi politik duhet të bëj analizën e zgjedhjeve në degë bazuar në arritjen e objektivit, dhe në krahasim me rezultatin e arritur nga PD në zgjedhjet parlamentare ndër vite.
Më 5 korrik, drejtuesi politik duhet ta paraqes raportim në nivel qarku.
Më 10 korrik, ky raporti do t’i dorëzohet kryesisë së partisë.
Nga 11 korrik deri më 31 korrik, sekretari organizativ analizon performancën e secilës degë të partisë, grup seksion.
Më 1 shtator Sekretari Organizativ harton raportin për gjendjen e strukturave dhe për “ndërhyrje sipas nenit 45 të statutit”, pra harton listën me emrat e personave që duhet të pezullohen nga drejtimi i degëve, grupseksioneve, të cilët:
Thyejnë rëndë ose në mënyrë të përsëritur Statutin, dhe aktet e tjera të nxjerra nga organet qendrore në zbatim të tij, ose kur paralizohet veprimtaria normale e Degës,
Në rastet e zbatimit të gabuar të akteve dhe procedurave në funksionimin e Degëve të Partisë.
Ky proces përfundon më 30 shtator.
Më 3 korrik, kryesia, dhe forumet e partisë do të miratojnë listën përfudnimtarë të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar.
Më 10 korrik, Komisioni statutory — i përbërë nga kryetarët e Forumeve, Vokshi dhe Këlliçi, 4 anëtarë të kryesisë dhe 2 nënkryetarët e Spaho dhe Paloka — i paraqet kryesisë ndryshimet e reja të statutit.
Më 17 korrik zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar, dhe miratohet statuti i ri.