PD do të ndryshojë statutin, Këshillin Kombëtar dhe disa nga drejtuesit e degëve

Nga Exit News
PD do të ndryshojë statutin, Këshillin Kombëtar dhe disa nga drejtuesit e degëve

Partia Demokratike ka vendosur sot, (18 qershor) që brenda shtatorit të ndryshojë statutin e partisë, të zgjedhë një Këshill të ri Kombëtar dhe të ndryshojë drejtuesit e degëve.

Në mbledhjen e sotme u miratua kalendari i punimeve:

1 Korrik, drejtuesi politik duhet të bëj analizën e zgjedhjeve në degë bazuar në arritjen e objektivit, dhe në krahasim me rezultatin e arritur nga PD në zgjedhjet parlamentare ndër vite.

Më 5 korrik, drejtuesi politik duhet ta paraqes raportim në nivel qarku.

Më 10 korrik, ky raporti do t’i dorëzohet kryesisë së partisë.

Nga 11 korrik deri më 31 korrik, sekretari organizativ analizon performancën e secilës degë të partisë, grup seksion.

Më 1 shtator Sekretari Organizativ harton raportin për gjendjen e strukturave dhe për “ndërhyrje sipas nenit 45 të statutit”, pra harton listën me emrat e personave që duhet të pezullohen nga drejtimi i degëve, grupseksioneve, të cilët:

Thyejnë rëndë ose në mënyrë të përsëritur Statutin, dhe aktet e tjera të nxjerra nga organet qendrore në zbatim të tij, ose kur paralizohet veprimtaria normale e Degës,

Në rastet e zbatimit të gabuar të akteve dhe procedurave në funksionimin e Degëve të Partisë.

Ky proces përfundon më 30 shtator.

Më 3 korrik, kryesia, dhe forumet e partisë do të miratojnë listën përfudnimtarë të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar.

Më 10 korrik, Komisioni statutory — i përbërë nga kryetarët e Forumeve, Vokshi dhe Këlliçi, 4 anëtarë të kryesisë dhe 2 nënkryetarët e Spaho dhe Paloka —  i paraqet kryesisë ndryshimet e reja të statutit.

Më 17 korrik zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar, dhe miratohet statuti i ri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>