Partia Demokratike ka dorëzuar një listë me 300 persona, të cilët dyshohet se kanë shitur votën në Durrës, në zgjedhjet e 13 qershor.
Përfaqësuesi i PD-së, në Komisionin e Ankesave i kërkoni komisionerëve të verifikojnë listat e dorëzuara prej tyre:
“Tre lista me rreth 300 emra dhe kërkojmë që nga administrata zgjedhore të verifikohet në qoftë se këta persona kanë votuar në Durrës, në cilat qendra votimi kanë votuar. Si dhe nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore”.
Ai kërkoi që të kryqëzohen të dhënat e 300 personave “nga administrata zgjedhore të verifikohet nëse kanë votuar nëpërmjet listave të zgjedhësve”.
PD ka apeluar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqet e vendit, bazuar në provat për vjedhjen e votave përmes burime të administratës.