Në 23 korrik, PD dhe LSI kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik të premten pasdite. Përmes një emaili, Bylykbashi dhe Vasili kanë njoftuar kolegët e tjerë për mbledhjen, por nga ky komunikim është lënë jashtë deputetja Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare.
Sot, të premten, deputetja Hajdari njoftoi Këshillin Politik për pjesëmarrjen në mbledhje dhe i kujtoi kolegëve se gjithëpërfshirja ka qenë themeli i punës së këshillit:
“Së pari, dua të shpreh indinjatën time për mospërfshirjen në komunikimin e fundit.
Siç edhe ju e theksoni shpesh në komunikimet tuaja, gjithëpërfshirja e jo përjashtimi duhet të jetë themeli i punës së këtij këshilli.
Uroj të ketë qenë thjesht një gabim teknik.”
Hajdari theksoi se shpreson që në mbledhjen e së premtes opozita jashtëparlamentare të jetë e gatshme të bisedojë për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, një ide që e mbështesin qytetarët.