Partia Demokratike akuzoi, të premten, qeverinë Rama se ka lënë pa investime sektorin e shëndetësisë.
Në një postim në Facebook, eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti shkroi se shëndetësia në Shqipëri është e nën financuar, me vetëm 3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Ai paralajmëroi se nëse shëndetësia vazhdon të lihet pas dore, gjendja do të përkeqësohet akoma më shumë.
Teliti theksoi se largimin e mjekëve drejt vendeve si Gjermania, për shkak të kushteve të këqija të punës, duke e lënë vendin me mungesa:
“Gjatë viteve të fundit janë rreth 950 mjekë që janë larguar nga Shqipëria, aktualisht sot jemi vendi me numrin më të vogël të mjekëve për frymë, vetëm 1.2 mjekë për 1mijë banorë, ndërkohë që vendet fqinje janë disa herë më mirë se ne.”