PD, Edi Rama fsheh emrat e kompanive pjesmarrëse në tenderin e Teatrit Kombëtar

PD, Edi Rama fsheh emrat e kompanive pjesmarrëse në tenderin e Teatrit Kombëtar

Qeveria Rama fsheh kompanitë që kanë marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe 6 kullave rreth tij. Kështu deklaroi sot për median Partia Demokratike përmes Albana Vokshit. Zonja Vokshi tha se:

Edi Rama dhe Erion Veliaj po mbajnë në fshehtësi të plotë kompanitë që kanë shfaqur interesin për projektin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit në truallin e tij dhe në pronën tjetër publike të 6 kullave.

2 javë pas mbarimit të afati për paraqitjen e ofertave, as qeveria, as bashkia nuk bëjnë publike emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin për t’u bërë pjesë e planit 200 milionë euro të Edi Ramës.

Partia Demokratike do të ndjekë rrugën ligjore për të vënë para drejtësisë bashkëpunëtorin e Edi Ramës në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Tiranës, Bjarke Ingels.

Bashkëpunëtorja tjetër në krim e Edi Ramës, kompania Fusha shpk, e cila ka përfituar 100 milionë euro tendera publikë 5 vitet e fundit, do të përballet me Ligjin e ri Antimafia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>