
Drejtuesit politik të Fierit dhe Durrësit shpallën fitoren e PD-së në këto dy qarqe. Enkelejd Alibeaj, drejtues i qarkut të Fierit u shpreh për median se:
“Kjo është një fitore e madhe për të gjithë. Një fitore e madhe për qytetarët e Fierit. Eshte fitorja me e madhe e PD ne Fier”.
Njësoj edhe Edi Paloka, drejtuesi i qarkut të Durrësit u shpreh se:
“Është momenti që të shohim nga e ardhmja. Të falenderojmë ata që kanë punuar për të arritur këtë fitore. Kjo fitore do të konfirmohet në të gjitha kutitë e votimit”.