
Partia Demokratike e quajti ftesën e Kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim dhe për zgjedhjet e presidentit të ri, një “diversion” për largimin e vëmendjes nga çështja e “masakrës elektorale”.
“Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend”, njoftoi PD për median.
PD thekson se do të vazhdojë të publikojë fakte për vjedhjen e zgjedhjeve nga “regjimi Rama-Doshi-Rakipi”.