
Partia Demokratike e ka quajtur cinike dhe të pavërtetë ftesën e kryeministrit Rama për dialog me naftëtarët.
Ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi, në një postim në Facebook, shkroi se naftëtarët që prej ditësh janë future në grevë urie, ishin në Tiranë por Rama nuk refuzoi t’i takonte:
“Zonjat e nderuara, nga të cilat ti kërkon që të dalin nga greva, ishin në Tiranë, por nuk denjove as t’i presësh, as t’i dëgjosh. Këto gra gjithë halle erdhën për dialog nga Ballshi në Tiranë dhe ti u përplase derën në fytyrë!”
Zonja Çupi i kërkoi Ramës që të shkojë të bisedojë në Ballsh me naftëtarët dhe të gjejë sa më shpejt një mënyrë për të zgjidhur problemin e pagave të prapambetura.