PD hedh poshtë pretendimet e Ramës për rritje rrogash këto 7 vite

Nga Exit News
PD hedh poshtë pretendimet e Ramës për rritje rrogash këto 7 vite

Dorian Teliti, shefi i kabinetit të PD-së, akuzoi kryeministrin Rama se gënjen kur i thotë qytetarëve se ka rritur rrogat.

Në një postim në Facebook, Teliti shkruan se të gjithë e dinë që gjatë qeverisjes së djathtë paga mesatare ne sektorin publik u rrit me 95 për qind, ndërkohë që Rilindja nuk e rriti me jo më shumë se 21 për qind.

Lidhur me premtimin e Ramës për të rritur rrogën e mësuesve me 40 për qind, Teliti shkroi:

“Mësuesit e dinë mjaft mirë që 2006-2013 pagat e tyre u rritën me 129 për qind, ndërkohë që këto 7 vitet e fundit me vetëm 8 për qind.”

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me rrogat e mjekëve e infermierëve sipas Telitit: gjatë qeverisë së djathtë ato janë rritur ndjeshëm krahasuar me rritjen e rrogave gjatë qeverisjes së Ramës.

Në fund të deklaratës së tij, Teliti theksoi se ‘pagat reale për mësuesit, infermierët, mjekët dhe të gjithë shqiptarët nuk janë rritur, por në kurriz të tyre është rritur borxhi publik me 3.2 miliardë euro, janë rritur taksat me 2.2 miliardë euro dhe po paguajmë cmendurinë e PPP-ve qeveritare me kosto 2 miliardë euro.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>