
Partia Demokratike ka njoftuar kandidatët për deputet të përdorin posterat sipas formatit të miratuar nga partia. Në posterat e PD-së lejohet vetëm numri i partisë në fletë dhe foto e kandidatit.
PD i kërkon kandidatëve për deputet të:
“Posterat t’i publikoni apo printoni siç ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnjë ndryshim nga ana juaj. Kush ka bërë ndryshime, duhet t’i hiqni menjëherë (që sot). Përdorimi i numrit tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe dëmton drejtpërdrejt numrin e të gjithëve që është një dhe vetëm një, 9-PD-AN”.
Ky vendim u morr nga kryesia e PDSH dhe Shtabi Qendror i fushatës.