PD i kërkon KQZ të ndalojë kandidatët me probleme me ligjin në BE, SHBA, Kanada e Australi

Nga Exit News
PD i kërkon KQZ të ndalojë kandidatët me probleme me ligjin në BE, SHBA, Kanada e Australi

Partia Demokratike (PD) i ka kërkuar zyrtarisht KQZ-së të përjashtojë nga kandidimi personat me probleme me vendet e BE-së, SHBA-ve, Kanadasë dhe Australisë.

Në letrën e dërguar KQZ-së, nga Helga Vukaj, PD kërkoi përjashtimin nga kandidimi të personave:

Të dënuar me vendim jopërfundimtar ose me masë sigurie nga një gjykatë BE-së, SHBA-ve, Kanadasë, Australisë

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale.

Të dëbuar nga një vend i BE-së, SHBA-ve, Kanadasë dhe Australisë.

Të ndalimit të hyrjes në një vend të BE-së, SHBA-ve, Kanadasë dhe Australisë.

PD thekson edhe kërkesat e njëpasnjëshme të përfaqësive diplomatike të vendeve partnere.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së denoncoi dje tre kandidatë për deputet në listat e PS-së në Durrës të lidhur me bandat kriminale.

Ndërsa, Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë thirrje për ndalim të kandidimit për personat që janë ndaluar të hyjnë në SHBA.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>