PD i përgjigjet Ballës: Qeveria e kapur nga mafia

Nga Exit News
PD i përgjigjet Ballës: Qeveria e kapur nga mafia

Partia Demokratike iu përgjigj, të hënën, akuzave të Taulant Ballës, i cili akuzoi Bashën e Metën si të lidhur me personazhet e përfshirë në skandalin e Ndranghetës.

Në një konferencë për shtyp, ish-deputetja Jorida Tabaku u shpreh se përpjekjet patetike të Ballës për të hedhur fajin tek opozita nuk do të funksionojnë më.

Tabaku tha se me përgjimet e Ndranghetës ‘doli në dritë një korrupsion në shkallë të gjerë në Shqipëri, korrupsion galopant i udhëhequr nga mafia dhe i ushtruar me miratimin e Erion Veliajt dhe Edi Ramës.’

Ajo tha se Rama dhe Veliaj heshtin sepse janë të lidhur me grupin mafioz:

“Janë 1000 faqe përgjime të antimafias italiane, ku përshkruhet mënyra sesi bëhen pazaret për tenderat, koncesionet, PPP-të dhe ndërtimet në Shqipëri. 20%-shi është pjesa për pushtetin e Edi Ramës, dëshmi e gjallë e asaj që po ndodh në Shqipëri prej 8 vjetësh.

Arsyeja pse Rama nuk flet dhe Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta dhe po justifikohet është e qartë për të gjithë. Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian.”

Tabaku tha se për shkak të lidhjeve të qeverisë Rama me mafian, vendi po përballet sot me largimin e të rinjve, të cilët nuk gjejnë asnjë mundësi për të ardhmen e tyre.

“Kundrejt rryshfetit 20%, Edi Rama dhe kukulla e tij në bashki e kanë shndërruar vendin në një parajsë për pastrimin e parave, duke dhunuar ligjin dhe duke shkatërruar konkurencën,” u shpreh ajo.

Tabaku premtoi se në 25 prill, ‘historia e një qeverie që punon për 20%-shin e mafias dhe të korrupsionit do të marrë fund.’

Më herët të hënën, Taulant Balla deklaroi se emrat e përmendur në përgjimet e Ndranghetës janë miq të Bashës e Metës dhe se këto të fundit duhet të pyeten nga prokuroria.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>