Partia Demokratike (PD) ka reaguar në lidhje me akuzat e Kryeministrit Edi Rama ndaj Lulzim Bashës për ndikim në përhapjen e virusit Covid19, sipasojë e grumbullimit të qytetarëve në takimet elektorale në qytetet e vendeve.
PD u shpreh se Rama “ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë”.
“Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!”, shkruan PD, në një njoftim për median.
Rama pak më parë e sulmoi Bashën në Facebook, duke shkruar se:
“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman… Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”.