PD i përgjigjet Ramës: Në 8 vjet qeverisje vetëm projekte 3D

Nga Exit News
PD i përgjigjet Ramës: Në 8 vjet qeverisje vetëm projekte 3D

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama, i cili ju drejtua qytetarve duke i thënë se nëse nuk votoni PS çdo projekt do të ndalojë.

Në një postim në facebook, sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi pohoi se Rama nuk ka asnjë bilanc në qeverisje, përveç projekteve 3D.

Nuk ka asnjë bilanc në qeverisje, përveç projekteve që në 2 mandate mbeten vetëm në 3D, ndërkohë që nuk ka më propagandë që fsheh krimin dhe korrupsionin e Qeverisë së Dështimit. Vetëm me fjalë, tallje, fyrje dhe mashtrime nuk zgjidhen dot hallet e shtuara të qytetarëve shqiptarë.”

Bardhi pohoi se Rama ka 8 vite që përzgjedh kandidatët për deputet në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>