PD i përgjigjet Ramës: Nuk e kemi votuar asnjëherë raportin e Dick Martin

Nga Exit News
PD i përgjigjet Ramës: Nuk e kemi votuar asnjëherë raportin e Dick Martin

Partia Demokratike shprehet se qeveria e mëparshme asnëjherë nuk e ka votuar raportin e Dick Martin në Këshillin e Evropës në 2011.

Përmes Drejtoreshë së shtypit, Elona Meço, PD sqaron se në vitin 2011, Shqipëria ka votuar “pro një rezolute, e cila kërkonte hetim për çështjet e ngritura në raportin e Dick Marty”.

Kjo rezolutë i bënë thirrje “Eulex-it, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë etj që të ndihmojnë me hetimin. Pra, vota nuk është pro raportit të zotit Dick, por pro rezolutës”.

“Me votën pro rezolutës, Shqipëria konfirmoi se nuk ka frikë nga hetimi ndërkombëtar. Në Maj 2012, qeveria dhe, më pas, parlamenti, miratuan një ligj të posaçëm, që lejonte Eulex të kishte juridiksion në territorin e Shqipërisë për të hetuar çdo akuzë, pavarësisht se ato ishin hetuar menjëherë pas luftës në Kosovë dhe nuk ishte gjetur asnjë provë”, sqaroi zonja Meço.

Meço thekson se këto akuza “mbahen gjallë vetëm nga zoti Edi Rama për luftë të brendshme politike apo për interesa të tjerë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>