PD-ja akuzon qeverinë se po pasuron klientët me koncesionin e strehimit

PD-ja akuzon qeverinë se po pasuron klientët me koncesionin e strehimit

Përfaqësuesja e PD-së, Jorida Tabaku e cilësoi dhënien me koncension të strehimit social “skemë mafioze”, me anë të cilës qeveria kërkon të pasurojë klientët e saj.

“Një skemë mafioze për të kapur çdo truall të lirë publik që ky i fundit të zhvillohet nga klientët e qeverisë. Një skemë e shëmtuar që u përdor dhe në lidhje me truallin e teatrit kombëtar,” shkruan Tabaku në faqjen e saj në Facebook.

Ajo sqaroi se kontratat koncesionare përbëjnë sot 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një shifër që tejkalon normën mesataren evropiane në BE e në rajon.

Tabaku shtoi se vendimi i qeverisë vjen në një moment, kur borxhi publik ka arritur nivele rekord dhe sjella arrogante e qeverisë i ka shkaktuar buxhetit në arbitrazh një humbje prej 445 milionë €.

“Më shumë borxh, më shumë detyrime, më pak mundësi për t’u strehuar, por më shumë para për klientët e qeverisë nga paratë e shqiptarëve,” shkruan Tabaku.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>