PD jep disa hollësi për qeverinë kujdestare që propozon

PD jep disa hollësi për qeverinë kujdestare që propozon

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD për reformën zgjedhore, komentoi dje shkurtimisht qeverinë kujdestare të propozuar nga PD.

Në një konferencë për shtyp për paraqitjen e 3 paketave ligjore të propozuara nga opozita për të parandaluar dhe ndëshkuar krimin zgjedhor, Zoti Oerd Bylykbashi u shpreh:

Ta bëjmë të qartë që në fillim: nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës së bashkuar dhe PS. Nuk do të ketë.

E përsëris, në çdo rast, kjo nuk mund të ketë bashkëqeverisje e opozitës me PS. Duhet të ketë një qeveri neutral, që zbaton ligjin dhe garanton zgjedhjet, me figura me integritet të lartë dhe në çdo rast, këtë qeveri nuk mund ta drejtojë Edi Rama.

Një qeveri kujdestare do të thotë një qeveri neutrale në raport me zgjedhjet, një qeveri që zbaton detyrimet ligjore, standardet dhe praktikat më të mira, në mënyrë që jo vetëm të ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve, por edhe të mos ndërhyjë për të prishur zgjedhjet. Kjo është detyra e një qeverie kujdestare në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ai sqaroi se qeveria kujdestare nuk duhet të drejtohet nga Edi Rama dhe ka rikonfirmuar se ajo duhet të modelohet sipas modelit maqedonas:

Në kushtet aktuale një qeveri kujdestare do të thotë këtë: Edi Rama nuk është kryeministër.

Një ministër i brendshëm duhet të jetë krejt jashtë konfliktit të interesit për të rrëmbyer pushtetin. Zgjidhja më e afërt është e Maqedonisë.

Bylykbashi nuk sqaroi nëse qeveria do të ketë përberje nga rradhët e politikës apo të profesionistëve pa aktivitet politik. Ai saktësoi se ato duhet të jenë “figura me integritet profesional dhe moral dhe vullnetin pozitiv politik për të garantuar votën e shqiptarëve”.

Duhet të garantohet ndarja e shtetit nga partitë politike. Paketa jonë nuk ka ekuivoke, i qendron linjës sonë të qartë politike, se një qeveri kujdestare është garancia që këto instrumenta të funksionojnë. Çdo gjë tjetër e zvogëlon efikasitetin e instrumentave në mbrojtje të të së drejtës së votës së zgjedhësve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>