
Partia Demokratike ka kallëzuar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliun.
PD e akuzon Veliun për shpërdorim detyre, kryerjen e veprimeve arbitrare, pengimin e të drejtës për të protestuar, mosmarrjen e masace për të ndaluar paligjshmërinë dhe dëmtime të tjera me dashje.
PD shprehet se Veliu ka urdhëruar dhunimin e të miturve në protestat kundër vrasjes së Klodian Rashës, duke shtuar se është vënë re një sasi e madhe e gazit lotsjellës kundër protestuesve.
“Në protestat paqësore për të kundërshtuar frymën e represionit policor dhe të abuzivizmit qeverisës, është vënë re përdorim i teprusr i dhunës policore, përdorimi në mënyrë të çmendur i gazit lotsjellës. Ai është hedhur në sasi shumë të mëdha në Bulevard dhe në zonat rezidenciale me densitet të lartë qytetarësh, që nuk ishin pjesë e protestës.”
PD i kërkoi SPAK të pezullojë nga detyra Veliun.