PD kallëzon në SPAK Ramën, Agaçin dhe ish avokaten e shtetit, Alma Hiçka

Nga Exit News
PD kallëzon në SPAK Ramën, Agaçin dhe ish avokaten e shtetit, Alma Hiçka

Partia Demokratike kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit kryeministrin Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe disa zyrtarë të tjerë.

Në një deklaratë për mediat, Ivi Kaso deklaroi se ata janë përgjegjësit kryesor të humbjes së gjyqit me Becchetin.

Kush u ka shkaktuar dëm qëllimisht shqiptarëve, do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

Për këtë arsye, sot dorëzuam në SPAK kallëzimin kundër personave kyç që po detyrojnë shqiptarët të paguajnë 110 milionë euro.”

PD kallëzoi në SPAK ish Avokaten e shtetit, Alma Hiçka dhe ish drejtues dhe aksionerë të Top Channel.

Kaso e quajti këtë një nga faturat më të rënda të Shqipërisë në këto 8 vite qeverisje.

“Kush ka përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, që nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro. Shqiptarët duan drejtësi dhe me Partinë Demokratike në krye të qeverisë do ta kenë atë!”, përfudnoi Kaso.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>