
Ivi Kaso, avokati i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve akuzoi shumicën socialiste për ndryshim të rregullave të garimit në zgjedhje, në mënyrë të njëanshme, permes vendimit për përjashtimin e 78 kandidatëve për deputet nga listat e PD-së.
“Vendimi i sotëm i Komisionit të Apelimit konfirmoi qendrimin e drejtë të PD për listën e përfaqësimit në zgjedhjet politike të 25 Prillit.
Vendimi i mëparshëm i KQZ-së për të mos regjistruar listat e plota të koalicionit ishte një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, diktuar nga interesat politike të shumicës”, u shpreh Kaso pwr mediat, të martën, pasi KAZ rrëzoi vendimin e Komisionerit shtetëror të Zgjedhjeve.
Kaso u shpreh se më 25 prill “njerëzit do të votojnë për Lulzim Bashën […] dhe [A]sgjë nuk do të na ndalojë ndryshimin në Shqipëri”.